Pas pesë muajsh bllokim te jetës normale të parlamentit vijnë sinjalet e para për shkrirjen e akullit mes shumicës socialiste dhe opozitës. Burime nga grupi parlamentar i PS dhe PD konfirmuan për Top Channel se kanë nisur bisedime informale për të gjetur një zgjidhje. "Jemi në bisedimi por ende asgjë konkrete" pohoi një burim i Top Channel nga shumica socialiste. Si një ofertë e parë nga socialistët vjen pikërisht cështja e shumë-këmbëngulur prej opozitës shtatë komisionet hetimore parlamentare të mohuara.