U bë këtë të hënë emërimi i parë në Bashkinë e Durrësit, ndërsa në shtator pritet rifreskimi i trupës së drejtorëve dhe administratorëve. Nga sot, Bashkia e Durrësit ka një nënkryetar të ri. Inxhinieri Egert Hoxha u prezantua në këtë detyrë, duke ngritur siparin e emërimeve të tjera të pritshme në ditët në vazhdim. Hoxha vjen nga sektori i energjisë. Për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës, ndërsa më herët ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë. Me formim inxhinier elektrik dhe eksperiencë të gjatë në menaxhim, ai pritet ta sjellë këtë përvojë edhe në drejtimin vendor.