Qytetarët nga Kosova që udhëtojnë në drejtim të Serbisë, nga sot, lëvizin lirisht, pa pasur nevojë për dokumente shtesë. Marrëveshja e 27 gushti ka nisur të zbatohet këtë të hënë në pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdares. Raportohet për një situatë të qetë. KFOR vazhdon të jetë i stacionuar nëpër pika të ndryshme përgjatë rrugës që të çon në Jarinjë.