Pavarësisht faktit që në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës, Pjetër Shala u deklaruar i pafajshëm, aktpadia që rëndon mbi ish pjesëtarin e UCK-së, është e rëndë. Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.