Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa 2025” nisi në Elbasan edicionin e tij të 27 duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit. Edicioni i 27-të i festivalit të stileve dhe formave të reja teatrore risjell edhe këtë vit një larmi performancash nga vende të ndryshme të botës. Nga data 2 – 6 tetor do të ngjiten në skenë shfaqje nga 9 trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave, trupat e ardhura nga teatri shtetëror turk, ai i Ankarasë dhe i Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia e Shqipëria.