Ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës, në Lezhë, të cilët prej kohësh gati 8 vite përbënin rrezik serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës. Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit.