‘Gjithçka e bërë nga Lezha’, ishte motoja e cila hapi zyrtarisht sezonin turistik në Lezhë. Përmes një panairi gastronomik dhe një sërë aktivitetesh Shëngjini, priti turistë vendas dhe të huaj. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se tashme vija bregdetare e Lezhës është gati për të pritur pushuesit e shumtë dhe se ky sezon do të jetë një sukses për Lezhën.