Ka nisur në Himarë protesta për lirimin nga burgu të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Fredi Beleri. Tubimi po mbahet jashtë zyrës së Omonias në shëtitoren e Spilesë, ku protestuesit po kërkojnë lirimin e menjëhershëm nga burgu të Belerit. Në protestën e sotme pritet që folësi kryesor do të jetë kryetari i bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis.