Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Mbështetësit e opozitës janë mbledhur fillimisht pranë selisë blu, për të vazhduar më pas drejt Kryeministrisë. Edhe kreu i PD, Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur me ovacione nga mbështetësit. Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha së bashku me protestuesit do të bëjnë marshim drejt Kryeministrisë.