Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur pranë stacionit të autobusave në Mitrovicë të Veriut për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, Erden Atiq. Grupit i prijnë përfaqësuesit e Listës Serbe. Ata po drejtohen për në sallën e sporteve në këtë komunë ku i pret grupi inicues për peticionin. Mbledhja e nënshkrimeve do të nisë në orën 09:00. Ndërkaq, për të shkarkuar kryetarin duhen 3640 nënshkrime.