Prefektura e Tiranës ka nisur pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet urbane në territor të saj që i takon gati 20 km në Bashkitë e Rrogozhinës dhe Kavajës. Qindra persona e disa mjete kanë nisur punë për pastrimin e ndotjes katastrofike që kanë sjellë prurjet e Lumit Shkumbin.