Që prej orëve te para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot nisën punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës. Ndërkohë efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie dhe masat e rrepta janë marrë pasi anëtarë të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit kanë qenë të pranishëm mbrëmë në rrethim.