Në Tiranë u vendos gur-themeli zgjerimit dhe modernizimit të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në një hapësirë prej 6.000 m2, me 360 shtretër, shtimin e sallave të lindjes nga 6 aktualisht në 10 për të cilat ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do ti shërbejnë çdo vit 20.000 pacienteve. Përpara mjekëve të këtij materniteti kryeministri Edi Rama bëri këtë koment për propozimin e disa ditëve më parë në legalizimin e ryshfetit për bluzat e bardha. Kryeministri paralajmëroi se luftën anti-korrupsion nuk do ta bëjë vetëm SPAK.