Qeveria ka rrëzuar një projekt-ligj të opozitës me dy propozime të cilat sipas iniciuesit Enno Bozd kanë si qëllim uljen e cmimit dhe mbajtjen nën kontroll të karburanteve. Këto dy propozime sipas Enno Bozdos do të sillnin një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, në të paktën 175 lekë/litër por nuk mendon kështu Enea Karakaci ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.