Top Channel/ Nis kuvendi, deputetët “në provim”/ Parlamentarët janë nën ethet e rikandidimit
02/09/2024 19:39

Të zgjedhurit e popullit iu rikthyen jetës parlamentare duke nisur sesionin e vjeshtës. Opozita dhe shumica socialiste e kanë nisur mbarë duke vazhduar gjetjen e dakortësisë sikurse e bënë në muajt e fundit të sesionit të shkuar parlamentar. Kjo nisje e mbarë u reflektua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të cilën kryetarja e re e kuvendit Elisa Spiropali tha se “Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”. Megjithatë nisja e fjalës e saj përshëndetëse në seancë plenare u zhurmua për pak momente nga Gazment Bardhi. Për dy komisionet e posaçëm parlamentare të drejtuara nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Brace, kryetarja Spiropali kërkoj pjesëmarrjen e opozitës. Renditi si prioritet shqyrtimin e të gjitha vendimeve të gjykatës kushtetuese ku palë është kuvendi. Përshëndetën nisjen e kësaj legjislature edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Kryetarja e kuvendit lexoi propozimet e grupit parlamentar të PD me ndryshimet e përfaqësimit në komitetin e Stabilzimim Asocimit duke hequr tre deputetë demokratë të cilët nuk iu bashkuan Brishës. Panorama e këtij sesioni parlamentar do të jetë natyrshëm me fokus zgjedhjet e ardhshme të 2025. Si deputetët demokratët ashtu edhe ata socialist synimin do ta kenë tek rikandidimi. Në kampin e deputetëve të Berishës do të shpaloset besnikëria ndaj tij dhe dalja në pah si luftëtar të kauzës së ish kryeministrit në arrest shtëpie me shpresën se mund tu sigurojë një vend të sigurt në listën e mbyllur. Sinjalin e parë e dha sot Jorida Tabaku. Presioni rikandidimit është akoma edhe më i madh tek deputetët socialistë ndaj të cilëve kryesocialisti Edi Rama në kongresin e fund korrikut shpalosi një katalog me pakënaqësi. Me të gjitha gjasat më shumë se gjysma e deputetëve aktualë socialist do ta kenë këtë sesionin e fundit në ulëset e kuvendit. Tet sa kuvendi ishte i mbledhur në seancë plenare në hyrje të godinës së parlamentit banorët e Fushkrujës protestuan për mungesën e aksesit në rrugën Thumanë Kashar.

Top Channel/ Thirrja e fundit e Berishës para protestës: Policia të na bashkohet!
09/02 22:07
Top News – Dash Sula merr detyrën: ‘Me Ramën jo armik, por për të cuar para Shqipërinë’
09/02 19:45
Top Channel/ “Me Ramën, jo armiq”! Dash Flet si Kryeinspektor: Do flas me kryeministrin
09/02 19:36
Top Channel/ Berisha thirrje policëve: Bashkohuni me ne në protestë
09/02 19:12
Top News – PD përshëndet deklaratën e KE. ‘Kuvendi të heqë pa vonesa imunitetin e Ballukut’
09/02 19:06
Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Të gjithë në orën 17 në kryengritjen e…
09/02 19:04
Top Channel/ Berisha i drejtohet Ramës: Mos luaj me fatin e shqiptarëve, se fatin e…
09/02 18:58
Top News – Reformohet diplomacia. Spiropali: Domosdoshmëri! Opozita kritikon draftin
09/02 16:51
Top News- PD kundër ndryshimeve në legjislacion, Berisha: Qëndrimi i opozitës do jetë vetëm protestë
09/02 16:27
Top Channel/ “Rama kërcënon prokurorët”, kreu i PD akuzon kryeministrin për presion ndaj drejtësisë
09/02 15:18
Top Channel/ E zbulon Berisha: BE do thërrasë Ramën, nëse pengon drejtësinë
08/02 19:38
Top News – Berisha: Qeveria shkatërroi arsimin, ne futëm internetin në shkolla
07/02 15:57
Top News – “Shteti ka degraduar”, Berisha: Armiqtë e shqiptarëve janë ato që vjedhin lekët tuaja
07/02 15:57
Top News – Berisha: Ballkani i Hapur ishte tradhtia më e madhe ndaj fermerëve shqiptarë
07/02 15:56
Top News – Berisha: Reformat e Ramës nxisin largimin e shqiptarëve, do ndaloj shpopullimin
07/02 15:56
Top News – Berisha: Do strehojmë studentët, projekti që hartuam për kampusin
07/02 15:56
Top News – Dash Sula “e tradhtoi”/Berisha: Mollë e kalbur, kapi flamurin e Ramës
07/02 15:55
Top News – Përplasja e Ramës me drejtësinë/Berisha: Ai bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij
07/02 15:55
Top News – Protestat e opozitës, Berisha: Nuk do të vijmë në pushtet me dhunë e gjakderdhje
07/02 15:55
Top News – Berisha: Edi Rama ka vëllazëri me Vuçiç, mbrojtja që i bëhet
07/02 15:54
DIGITALB DIGITALB