Në ditën e dëshmorëve, pranë Fakultetit të Historisë u organizua konferenca përmbyllëse e studimit si e raportojnë mediat të kaluarën; nga ku u diskutua në një tavolinë ekspertësh me historianë, akademik, gazetarë qasja gjithëpërfshirëse ndaj historisë. Komisioni Ndërkombëtar për personat e zhdukur zbuloi se ka nisur punën për identifikimin e hartës së vendvarrimeve të mundshme të të vrarëve të komunizmit. “Gjatë muajve të ardhshëm ne do bëjmë ekzaminimin e gjashtë varrezave potenciale masive, ku besohet e pretendohet se janë varrosur viktimat e regjimit komunist dhe do të ndihmojmë Autoritetin e Dosjeve për të krijuar një database kombëtare për të gjithë personat që konsiderohen të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, shprehet Luigj Ndou, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.