Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak për kompaninë Noa Control që kryen shërbimin e kontrollit të pompave të naftës. Kjo masë ndaj saj është marrë pas ankesës që 5 ndërmarrje (Alert sh.p.k, Ecit, Swiss Approval Albania, ST2 dhe MFM) kanë bërë pranë Autoriteti lidhur me pasojat që ka sjellë në treg pozita dominuese e Noa Control, e cila ka të drejtën e ekskluzive përmes një kontrate koncesionare që të ofrojë këtë shërbim.