Festivali Dokufest ka hapur dyert e skenave të kinemave në edicionin e 20-të. Sipas drejtorit gjeneral të festivalit, Eroll Bilibani vlerën e këtij përvjetori e ka shtuar premiera e filmit kosovar të metrazhit të shkurtë “Pa vend” që garoi për “Palmën e Artë”, në festivalin prestigjioz të filmit, të Kanës.