Teksa numërimi i votave në Greqi është drejt përfundimit, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, i cili po siguron shumicën e votave, ka dhënë mesazh për zgjedhjet. Ai shprehet që populli grek i ka dhënë një mbështetje të fuqishme partisë së tij dhe tashmë do të nisë një epokë stabiliteti.