Salla te boshatisura, korridore te zbrazura dhe tek tuk qytetarë që paraqiten pa avokatë. Kjo është situata ne gjykatën më të madhe në vend, mbasi avokatët janë përfshirë në bojkotimin e proceseve te themelit. Avokatet kërkojnë që qeveria e gjyqësorit të tërhiqet nga harta e re gjyqësore në të cilën reduktohen 18 gjykata.