Brenda vitit 2022 u rikthye Big Brother Vip Albania, si një dhuratë Krishtlindjesh nga Top Channel për shikuesit besnikë. Suksesi i madh i edicionit të parë ka shtuar përgjegjësinë dhe suprizat për realizimin e një programi edhe më të bukur këtë sezon, me emra të spikatur publikë. Mbrëmjen e kësaj të shtune u ndezën dritat e shtëpisë tërësisht të transformuar, me ambjente të reja, për qëndrimin e 16 personazheve të njohur publikë që do jenë nën monitorimin e kamerave 24 orë në 24.