Prej dy ditësh Durrësi është përfshirë nga ngricat. Rënia e temperaturave nën zero gradë dhe në bregdet ka krijuar ngrica në rrugë dhe sheshe. Sipas metereologëve, kjo do të jetë java më e ftohtë e këtij dimri. Ngricat gjithsesi nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qytetarët kanë shmangur lëvizjet e panevojshme në rrugë.