Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se qeveria mori vendim për t'i hapur rrugë zbatimit dhe implementimit të strukturës së re në Policinë e Shtetit duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. “Tashmë struktura fillon zbatimin dhe është një nga reformat më të mëdhaja që ka bërë Policia e Shtetit sidomos për të adresuar riorganizimin e policisë kriminale”, tha ai.