Edicioni i 79-të i Festivalit të filmit në Venecia e ngriti siparin me filmin "White Noise" të Adam Driver, që rrëfen dramën e një krize vdekjeprurëse shëndetësore, keqinformimit dhe barnave me recetë. "White Noise" është i pari i katër filmave të prodhur nga Netflix që konkurrojnë për çmimin kryesor "Luani i Artë", teksa platforma e njohur po kërkon të forcojë kredencialet e saj artistike.