Rezervuari i Kasharit në Lushnje është në kuotat e tij mjaft të ulëta c’ka ka ndikuar negativisht në sektorin e peshkimit. Në këtë rezervuar i cili funksionon për ujitjen e tokave bujqësore si në të gjithë ujëmbledhësit e tjerë është i licensuar edhe për gjuatinë e peshkut. Për arsye ende të paqarta për të dytën herë brenda vitit, gjithë sasia e peshkut ka ngordhur duke i sjellë dëm aktivitetit të peshkimit.