Në një fermë private në Mizë të Divjakës kanë ngordhur rreth 4200 rosa. Sipas të zotit të fermës Ardian Bakiu sëmundja e rosave ka nisur në datën 3 të këtij muaji. Menjëherë pas shfaqjes së sëmundjes ka njoftuar shërbimin veterinarë të Bashkisë së Divjakës, e më pas shërbimin veterinar rajonal në Vlorë.