Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04/2026 19:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një shkolle të mesme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në palestrën e shkollës “Marie Kaçulini”, e cila aktualisht përdoret pasdite për zhvillimin e mësimit nga gjimnazi publik “Gjergj Kastrioti”, pas dëmtimit të këtij të fundit nga tërmeti dhe procesit të rindërtimit. Sipas të dhënave paraprake nga policia, nxënësi teksa ndodhej në palestër, është ndjerë papritur keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë është njoftuar urgjenca dhe i mituri është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale, konkretisht si pasojë e një arresti kardiak. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Porosi për parkimet, emergjencat dhe legalizimet
03/04 15:42
Top Channel/ Abuzim me të miturin/ Gjirokastër, 10-vjeçari gjendet pa ndjenja, në kërkim i dyshuari
03/04 15:32
Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës
03/04 15:28
Top News – ‘IBAR-in nuk e shtyu PD’. Berisha i përgjigjet Ramës për integrimin në BE
03/04 15:19
Top News – Nafta mbi 220 lekë. Qeveria miraton uljen me 20 për qind të akcizës
03/04 15:19