Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj. Nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari Arjon Hasaj, për motive të dobëta, ka qenë organizatori dhe ka kryer vrasjen e të riut.