Vrasja brenda banesës së tij në fshatin Gjashtë në periferi të Sarandës e Gëzim Bizgjonit 62 vjeç ka tronditur banorët dhe ata që e njihnin viktimën. Vrasja tashmë është provuar se është kryer nga Admir Beqiri 40 vjeç të cilin viktima e kishte strehuar në shtëpinë e tij familjarisht prej një viti. Admir Beqiri dyshohet se në gjendje të dehur është konfliktuar fillimisht verbalisht me viktimën pasi Gëzimi i ka kërkuar të ulë volumin e muzikës.