25-27 Mars 1999. Në Krushë të Madhe, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë vazhdon të kujtohet me dhimbje. Pak ditë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, mbi 240 burra dhe djem u vranë nga forcat serbe, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.