Anesti Rama u vra në mënyrë barbare me tel nga e bija, Emanilda Rama. Nipi i viktimës në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Top Channel, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse. Ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.