Një ngjarje e rëndë tronditi Ferizajn të hënën e 11 nëntorit në Ferizaj të Kosovës, ku një person ka plagosur me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit, dy vajza të mitura dhe dy djem të rinj. Naser Emini, anëtarë i familjes ku po qëndronin mysafirë vajzat që u goditën me thikë dje, tregon detaje të reja nga ngjarja tronditëse se si ndodhi sulmi.