Në mesin e tronditjes së thellë që i ka shkktuar opinionit publik në Kosovë vdekja e 27 vjecarit Agon Fejzullahu në duart e policisë, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas ngjarjes së rëndë. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së rastit