Një person është vënë në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai u kap në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë i cili u ndalua nga efektivët e Policisë Rrugore. Për t’i shpëtuar ndëshkimit, ai tentoi që të korruptonte policët duke i dhënë 2 mijë lekë, një veprim ky që është në shkelje të ligjit.