Top Channel/ Ngërçi në Kosovë! Kushti i Osmanit: Konstituoni parlamentin!
16/04/2025 19:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharit, i cili kishte kërkuar sqarime se si të vazhdohet pas ndërprerjes së seancës të martën. Përmes një letre, presidentja ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet pa vonesa, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Ajo ka cituar aktvendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se “kryesuesi që kryeson seancën konstituive, edhe pse nuk është i zgjedhur, është i obliguar me Kushtetutë dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit për ta realizuar seancën konstituive”. Rrjedhimisht, Osmani kërkon nga Dehari të vazhdojë me seancën jo më vonë se brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj. Presidentja e Kosovës ka kujtuar se çdo vonesë në këtë drejtim përbën shkelje të rendit kushtetues dhe bllokim të funksionimit të institucioneve, duke iu referuar aktgjykimit të vitit 2020 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se “asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”. Presidentja në letër ka theksuar se të gjitha veprimet e ndërmarra nga persona me autoritet publik duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe frymën e saj, duke kontribuar në mbarëvajtjen e institucioneve dhe interesit publik, duke cituar përsëri vendimin e Gjykatës së Kushtetuese të nxjerrë në vitin 2020 ku thuhet se “të gjitha veprimet që ndërmerren nga personat e veshur me fuqi ose autorizim publik, duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e punëve në interes publik për Republikën e Kosovës.” Në përfundim të letrës, Osmani ka shprehur gatishmërinë e saj për të mirëpritur liderët e partive parlamentare në një takim të përbashkët për të diskutuar rrugën përpara, në rast se një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04