Top Channel/ Ngërci mes PD e LSI, pa zgjidhje! Vendimin final për komisionet do e marrin socialistët
21/09/2021 15:18
Menjëherë pas konstituimit të parlamentit javën e shkuar supozohej që paraditen e kësaj hëne të nisnin nga puna komisionet parlamentare gjë e cila nuk ka ndodhur. Ngërçi lidhet me mosplotësimin e vendeve në komisione me anëtarët që i takojnë LSI.