Pesë pushues të cilët ngelën në mes të detit me mjet lundrues, në plazhin e Ranës së Hedhun, janë shpërtuar nga Policia Kufitarë Shëngjin. Pushuesit, të rritur por edhe të mitur, po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, por për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, dhe për pasojë ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.