Dhjetëra balena pilot mbetën të bllokuara në një plazh në Australinë Perëndimore, 50 prej tyre nuk arritën të shpëtohen nga ekipet e shpëtimit. Ata kanë arritur të shpëtojnë 45 prej tyre, pas një pune intensive, përfshirë edhe të vullnetarëve. Balenat po monitorohen nga ekipet e shpëtimit të kafshëve dhe në momentin që gjendja e tyre do të përmirësohet do të nxirren në det të lirë.