Mbi 13.000 punonjës të tre kompanive më të madhe amerikane të prodhimit të automjeteve nisën orët e para të ditës një grevë që pritet t`i sjellë telashe jo të vogla këtij sektori. Puna ka ndaluar krejtësisht në tre fabrika në pronësi të General Motors, Ford dhe Stellantis, në Misuri, Miçigan dhe Ohajo.