Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i propozuar nga PS ka kaluar sot në Kuvend me 74 vota pro dhe 6 kundër. Ky votim tregoi që disiplina mungoi në radhët e Rithemelimit pasi 5 deputetë, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti dhe Albana Vokshi morën pjesë në votim duke ngritur kartonin e kuq, ndryshe nga sa bënë kolegët e tyre që bojkotuan procesin e votimit. Kundër votoi edhe Agron Shehaj që prej kohësh ka shpallur divorcin e tij nga Berisha.