Për deputeten Jorida Tabaku vizita e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton nuk mund të trajtohet si vizitë private për Ramën. Ajo tha se Clinton duhet të kishte ardhur sot në Parlament. Po ashtu Tabaku e cilësoi të papranueshme futjen për diskutim të pr.ligjit për kanabisin mjekësor në fund të seancës parlamentare. Ajo tha se ligji duhet të marrë kohën e vetë për tu diskutuar më parë.