Top Channel/ Nga takimi intim në pengmarrje, si ra në kurth biznesmeni në Tiranë nga vajza që…
10/11/2025 22:16

Ajo që nisi si një histori rozë, përfundoi në pengmarrjen e një biznesmeni në Tiranë. Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mësoi se biznesmeni e ngacmonte atë. Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth biznesmenin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë. Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng. Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë. Pasi është lënë i lirë, biznesmeni është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen. Policia ka vënë në pranga Lusjan Kimza, Asmireld Nimani dhe Agustin Kimza (babai i Lusjanit, pasi i është gjetur një armë në banesë), ndërkohë janë shpallur në kërkim personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. Njoftimi i plotë i policisë në lidhje me ngjarjen: DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”. I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët. Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash. Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit). Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Top News – Dhjetëra protestues nga Shkodra e Kukësi, nisen drejt Tiranës
22/03 16:52
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Dilni të gjithë në shesh
22/03 15:40
Top Channel/ 1400 policë për protestën e opozitës/ Forcat e rendit njoftuan se kanë marrë masat
22/03 15:24
Top Channel/ Rama me studentet kineze në Shqipëri: Marrëdhënia mes dy vendeve ka qenë shumë e afërt
22/03 15:16
Top Channel/ Festa e Sulltan Nevruzit/Besimtarët bektashinj festojnë një nga datat më të rëndësishme
22/03 14:51
Top News – La armën në lokal dhe iku te berberi. Lushnje, policia shpall në kërkim një 21 vjeçar
22/03 14:21
Top News – Fishekë e tritol në banesë. Arrestohet 35 vjeçari në Vlorë për armëmbajtje pa leje
22/03 14:21
Top News – Festa e Sulltan Novruzit. Bektashianët kremtojnë lindjen e dritës ndaj errësirës
22/03 13:57
Top News – Sfidat e të rinjve. Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe
22/03 13:43
Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
DIGITALB DIGITALB