Me Valle d`Aosta gati për të dalë nga zona e verdhë, Italia tashmë do të jetë e gjithë një ngjyrë, e bardhë e ky ndryshim do të mund të shoqërohet më në fund me heqjen e maskës në ambjentet e hapura. Ky përbën një moment të rëndësishëm kthese për vendin e parë europian të goditur nga pandemia e koronavirusit shkurtin e 2020-tës. Me dekretin që hyn në fuqi nga dita e sotme, ministria e shëndetësise për të parën herë e klasifikoi sit ë bardhë cdo rajon të vendit, që do të thotë zonë me rrezikshmëri të ulët në sistemin e koduar me ngjyra të vendit për të vlerësuar riskun e Covid 19.