Në Sinagogën e Tiranës duhet të ishte një atmosferë feste, pasi hebrenjtë kanë festen e tyre të shenjtë që zgjat plot 8 ditë. Por kjo festë u ndërpre nga sulmi i Hamasit mbrëmjen e së premtes. Tashmë Sinagoga është kthyer në një bazë, ku të gjithë izraelitët po mblidhen për të gjetur një mundësi që të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen luftës për të eliminuar njëherë e mirë terrorizmin e Hamasit nga rrënjët.