Ina Daja mjeke e përgjithshme e urgjencës në spitalin e Sarandës udhëheq një ekip që përballon mesatarisht 80-100 raste të urgjencave të të gjitha llojeve çdo ditë. Të gjithë punojnë me orare të zgjatura ndërsa shtretërit e urgjencës janë vazhdimisht të zënë me pacientë të prekur nga virozat e stinës, intoksikimet nga ushqimi, pijet, narkotikët apo traumat. Një pjesë e diagnozave lidhen me stinën e verës temperarurat e larta dhe ekspozimin e gjatë në diell. Ina Daja mjeke e urgjencës