Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit! Ky është rrugëtimi 16-vjeçar në politikë i Albulena Haxhiut, e cila tashmë është edhe ushtruese e detyrës së presidentit. Haxhiu, 38-vjeçare, do të jetë në krye të shtetit, deri më 28 prill, kur deputetët e legjislaturës së 10-të duhet të zgjedhin presidentin e ri. Në të kundërtën, vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh. Sipas Kushtetutës, pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit, “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.