Rasti i një nate më parë, ku një turist humbi rrugën teksa ngjitej në shtigjet pyjore të Llogorasë në drejtim të malit të Karaburunit, nuk është i vetmi. Në 16 maj, pesë të rinj holandezë u ngjitën në malin e Çikës dhe në majën e Qores, njëri prej tyre ka rënë duke dëmtuar njërën këmbë. Edhe pse forcat policore shkuan në ndihmë, u desh helikopteri, i cili ka shpëtuar turistët holandezë.