Parlamenti po pregatitet për një seancë maratonë ku Kryeministri Edi Rama do të prezantojë vizionin e qeverisë për katërvjeçarin e ardhshëm dhe do kërkojë votëbesimin për kabinetin e tij të ri. Top Channel ka siguruar programin qeverisës 2025-2029 i cili është përmbledhur në 55 faqe dhe i ndarë në tre shtylla: Shqipëria Europine, Rritja ekonomike e qëndrueshme dhe Mirëqënie për të gjithë. Kryefjalë e dokumentit është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.