Kryeministri Edi Rama premton se 1 qershori i vitit 2022 do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike. “Do të kenë 9 muaj kohë që ti heqin nga prodhimi. Nuk do të ketë asnjë tolerim”. Me synimin që Shqipëria e 2030 të jetë kampione e turzimit në Ballkan Perëndimor, kryeministri Rama i drejtohet me ton të ashpër pushtetit lokal që kryefjalë të kenë ‘mjedisin e pastër’.