Kroaci hapi me fishekzjarre e kremtime urën që lidh dy zona të bregdetit kroat, të cilat ndahen nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnje e Hercegovinës. Struktura 2.4 kilometra e gjatë, e ndërtuar nga një kompani kineze, është financuar 85% nga Bashkimi Europian. Vlera totale e urës Peljesac llogaritet në 550 million euro. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha gjatë ceremonisë se ura paraqet një arritje strategjike të popullit kroat dhe përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut. "Unë mendoj se kjo është një ngjarje e madhe për Kroacinë, popullin kroat, për miqtë tanë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për kroatët në Bosnjë dhe Hercegovinë.